Shqetësuese: Qytetari rrezikon jetën e fëmijës me trotinet elektrik(VIDEO)

Të hënën 8 gushit, në rrugët e Prishtinës një qytetar kishte vendosur një fëmijë në një trotinet elektrik duke ia rrezikuar jetën

Një video e cila tregon një burrë gjersa vozit një trotinet elektrik ku në pjesën e pasme të së cilit gjendet një fëmijë, është bërë virale.

Videoja është publikuar nga grupi në Facebook, “Vrojtuesit e lagjes”.

Bazuar në videon e publikuar, mënyra sesi fëmija është vendosur në pjesën e pasme të trotinetit tregon dukshëm se nuk është aspak i sigurt.

Përdorimi i trotinetave elektrikë ka shënuar një rritje në kryeqytetin e Prishtinës.

Si shkak i mungesës së shtegut për trotinetë elektrikë, ka pasur ankesa nga qytetarët të cilët e kanë konsideruar vazhdimisht si “jo të përshtatshëm për hapsirën ekzistuese”.

Në muajin qershor, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se së shpejti kjo çështje do të rregullohet me ligj.

Nënkryetari Alban Zogaj, ka prezantuar disa nga rregullat për qarkullimin e E-Scooters.

“Mjetet elektrike me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës. Fuqi maksimale 500W, shpejtësia maksimale 25km/h dhe mosha 15+”, kishte deklaruar Zogaj.

Kliko këtu për video

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika