Shqipe Mjekiqi jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së

Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje të martën nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajmi është bërë i ditur nga burimet e Portali Dukagjinit brenda LDK-së.

Mirëpo, arsyeja e largimit nga partia ende nuk është bërë e ditur, as nga ana e saj.

Kujtojmë se Mjekiqi ishte zgjedhur nënkryetare e LDK-së dy vjet me parë, më 20 mars të vitit 2021.

Të fundit nga rubrika