Shqipe Selimi me fëmijët mbajnë flamurin e UÇK-së: Gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë
Një ditë pas aktgjykimit ndaj Rexhep Selimit, bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi, bashkë me fëmijët e saj ka publikuar një fotografi. Selimi bashkë me djalin e vajzën shihen duke mbajtur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Dukagjini. “Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”, ka shkruar ajo krahas fotografisë. Kujtojmë se […]
Një ditë pas aktgjykimit ndaj Rexhep Selimit, bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi, bashkë me fëmijët e saj ka publikuar një fotografi.
Selimi bashkë me djalin e vajzën shihen duke mbajtur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Dukagjini.
“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale nga Haga.
Sipas vendimit, Selmi u shpall fajtor për katër akuza për krime lufte: Arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar (Pika 3), për Trajtim mizor (Pika 5), për Torturë (Pika 7), dhe për Vrasje e paligjshme (Pika 9).















