Shqipe Selimi: Sot këtu do duhej të ishin ata që luftuan, por janë larg nga Prekazi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, nuk ka lënë pa kujtuar edhe luftëtarët të cilët po mbahen në Hagë.

“Për atdheun nuk zgjedhim asnjë të keqe, as të madhe as të vogël. Për atdheun nuk ka rrugë tjetër veç të qëndrojmë tash e përgjithmonë. Kosova ka qenë dhe është në të drejtën e saj. Shqiptarët në tërësi janë në të drejtën e tyre. Sot, këtu në homazhe e përkujtim do të duhej të ishin ata që luftuan, por ata janë larg. Larg nga këtu, e larg nga Prekazi. Drejtësia në çdo rast do të triumfojë”, tha ajo.

Shqipe Mehmeti–Selimi, ka thënë se ashtu si çdo herë, lavdi, madhështia dhe guximi sublim i Jasharëve do të kujtohet me zemrën plot krenari.

Ajo shtoi se Kosova dhe shqiptarët e mbajnë në mendje ngjarjen që shënon pikën më të lartë të vetëdijes kombëtare, sakrificën supreme me vullnet të plotë.

“Ndonëse vitet kalojnë, nderimi për Epopenë nuk është zbehur, përkundrazi, kujtimi po mbetet i freskët e nderimi po rikuptimësohet pambarimisht. Luftëtarët e lirisë luftuan për lirinë e atdheut, dëshmorët e u bënë themeli ynë. Ne kemi për detyrë t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë me respekt, por mbi të gjitha ta mbrojmë lirinë dhe atdheun me çdo kusht”, shtoi ajo.

“Atdheu dhe liria janë amaneti i Adem Jasharit dhe dëshmorëve të lirisë. Këtë amanet duhet të jemi gati ta ruajmë me jetën tonë. Kështu e nderojmë jetën e Jasharëve. Kohët që po kalojnë nuk janë aspak të qeta. Ata na kujtojnë se armiku është i njëjtë tash e një shekull. Dredhitë e njëjta, planet e njëjta, egërsinë e fshehur po të njëjtë”, tha ajo.

 

 

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika