Shqipëri: 20 muaj burgim për ish-drejtoreshën e Ministrisë së Financave
Ish-drejtoresha në Ministrinë e Financave, Alda Klosi, do të vuajë 20 muaj burgim në aplikim të gjykimit të shkurtuar. Sanitarja e shtëpisë së ish-drejtoreshës, Alda Klosi, Rozeta Dobi mbërriti në Gjykatën Penale, së bashku me djalin e saj. Për Rozeta Dobin, Prokuroria kërkoi të mbahen parasysh rrethanat lehtësuese pasi ka bashkëpunuar me Prokurorinë. Për të […]
Ish-drejtoresha në Ministrinë e Financave, Alda Klosi, do të vuajë 20 muaj burgim në aplikim të gjykimit të shkurtuar.
Sanitarja e shtëpisë së ish-drejtoreshës, Alda Klosi, Rozeta Dobi mbërriti në Gjykatën Penale, së bashku me djalin e saj.
Për Rozeta Dobin, Prokuroria kërkoi të mbahen parasysh rrethanat lehtësuese pasi ka bashkëpunuar me Prokurorinë. Për të kërkohen 6 vjet burgim dhe të aplikohet gjykimi i shkurtuar.
Havier Dobi të dënohet me 4 vjet burgim dhe të aplikohet edhe ulja e dënimit me 1/3. Në bazë të nenit 59, të dënohet me 3 vjet shërbim prove.
Prokuroria thekson se është vërtetuar që më 15 tetor 2022, është bërë vjedhja e 462 mijë eurove. Po ashtu kërkohet që dy mjetet që janë blerë nga djali i sanitares me paratë e vjedhura të kalojë në favor të shtetit, raporton topchanel.
Dy javë më parë, Klosi dhe sanitarja u ballafaquan me njëra-tjetrën këtu në Prokurorinë e Tiranës. Gjatë rimarrjes në pyetje, përballë njëra-tjetrës, edhe Klosi edhe Dobi këmbëngulën versionin paraprak që kanë dhanë në polici.
Ish-zyrtarja i qëndron alibisë se shumën prej 120 mijë euro e 30 mijë dollarë ia vodhi Rozeta Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vjetësh, por sanitarja ka insistuar se jo vetëm që këtë shumë ia kishte besuar shefja Klosi për t’i ruajtur, por edhe vlerën prej 400 mijë eurosh të gjetura në aspiratorin e kuzhinës i përkasin Alda Klosit.
Kundër njëra-tjetrës, të dyja po përpiqen të rëndojnë pozitën e kundërshtares, që nëse vërtetohet se cila është fajtorja, tjetra i shpëton drejtësisë. Megjithatë, për ish-drejtoreshën e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj gurët kanë filluar të lëvizin, meqenëse ajo nuk e justifikon dot se ku e gjeti burimin e 120 mijë eurove. Një biznesmen ka deklaruar se i ka dhënë ai borxh, por edhe ky qëndrim mbetet i dyshimtë për akuzën.
Dobi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim, kurse Klosi për pastrim parash, deklaratë të rreme para policisë dhe fshehje pasurie.
Ish-drejtoresha në Ministrinë e Financave, Alda Klosi, do të vuajë 20 muaj burgim, në aplikim të gjykimit të shkurtuar.















