Shqipëri: 97% e kutive të numëruara, PS kryeson me 82 mandate
Deri në orën 16:00 janë numëruar 5,065 nga 5,225 kuti votimi në të gjithë Shqipërinë, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Rezultatet e deritanishme tregojnë një avantazh të thellë të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 82 mandate. Performancën më të mirë PS e ka shënuar në qarqet Tiranë, Fier, Durrës […]
Deri në orën 16:00 janë numëruar 5,065 nga 5,225 kuti votimi në të gjithë Shqipërinë, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Rezultatet e deritanishme tregojnë një avantazh të thellë të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 82 mandate. Performancën më të mirë PS e ka shënuar në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka arritur në 52 mandate, pasi rimori një mandat që më herët i kishte shkuar partisë “Mundësia” të Agron Shehajt.
PSD-ja e Tom Doshit ka siguruar 3 mandate, duke u renditur si forca e tretë në Kuvend.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka fituar 1 mandat.
Lëvizja Bashkë ka siguruar gjithashtu 1 mandat.
Deri tani, Partia Socialiste ka një epërsi prej mbi 236 mijë votash ndaj rivalëve.
Rezultatet mund t’i shikoni KËTU.
















