Shqipëri: Ish-ministri Beqaj në paraburgim nën dyshimin për korrupsion

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Shqipërisë (SPAK) vendosi të shtunën që ta mbajë në paraburgim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është duke u hetuar për korrupsion

Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Shqipërisë (SPAK) vendosi të shtunën që ta mbajë në paraburgim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është duke u hetuar për korrupsion.

SPAK e akuzon Beqajn se, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), së bashku me vartës të tij gjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me marrëveshjet e firmosura nga Shqipëria dhe Komisionit Evropian.

Beqaj dhe dy zyrtarët e tjerë të agjencisë, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla, u arrestuan mëngjesin e 4 korrikut.

Të shtunën, në një seancë që zgjati gjashtë orë, gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim Beqajn, duke e hedhur poshtë garancinë e tij prej 50.000 eurosh për një masë më të lehtë.

Kurtulaj do të mbahet në paraburgim gjithashtu, ndërsa Nikolla do të dërgohet në arrest shtëpiak, tha gjykata.

Gjykata nuk zbuloi kohënzgjatjen e paraburgosjes së tyre.

Beqaj po hetohet nën dyshimet për korrupsion, fshehje dhe mosdeklarim të të ardhurave, mashtrim dhe shkelje të barazisë në tendera.

Personat e tjerë që po hetohen si pjesë e këtij rasti u urdhëruan nga gjykata të paraqiten para autoriteteve rregullisht gjatë hetimeve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika