Shqipëri-Spanjë 0:1, përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Shqipërisë e Spanjës. Spanja po udhëheq 1:0, ndërsa ka dominuar plotësisht në fushë. Ferran Torres shënoi në minutën e 13-të pas një aksioni model të spanjollëve.

Ndërsa ndeshja, e cila po zhvillohet paralel, Kroaci-Itali ka përfunduar pjesën e parë me rezultat të barabartë 0:0.

Shqipëria e nisi mirë këtë takim duke ushtruar presion në zonën e spanjollëve dhe duke mbyllur hapësirat, por duke mos arritur që të krijojë ndonjë rast shënimi.

Rasti i parë serioz në këtë ndeshje i takoi Spanjës, të cilët në minutën e 12-të iu afruan golit me anë të Mikel Merinos, por Strakosha ia mohoi golin.

Spanja kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

 

Ferran Torres është ai i cili në minutën e 13-të realizoi për 1-0 pas asistimit të mençur nga Dani Olmo.

Shqipëria tregoi forcën e saj në minutën e 44-të me anë të Kristjan Asllanit, i cili me një super goditje nga jashtë zoëns e testoi seriozisht portën e David Rayas, por pa arritur të shënojë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika