Shqipëria demolon Çekinë, trefishon epërsinë
Taluant Seferi po shkëlqen në ndeshjen ndaj Çekisë, pasi ka shënuar golin e tij të dytë, duke trefishuar epërsinë për Shqipërinë. Ai shënoi në minutën e 51-të, pas asistimit nga Sokol Cikalleshi. Shqipëria është në rrugë drejt fitores së dëshiruar dhe të kualifikimit në Euro 2024. Me një fitore të mundshme, Shqipëria do të arrinte […]
Taluant Seferi po shkëlqen në ndeshjen ndaj Çekisë, pasi ka shënuar golin e tij të dytë, duke trefishuar epërsinë për Shqipërinë.
Ai shënoi në minutën e 51-të, pas asistimit nga Sokol Cikalleshi.
Shqipëria është në rrugë drejt fitores së dëshiruar dhe të kualifikimit në Euro 2024. Me një fitore të mundshme, Shqipëria do të arrinte në kuotën e 13 pikëve në grupin E.
Shqipëria ka përfunduar në epërsi pjesën e parë me një gol të shënuar nga Jasir Asani.
Asani ka festuar golin me një plis në kokë, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese në stadiumin e Tiranës “Air Albania”
Pas 45 minutave lojë, rezultati mbetet 1:0 në favor të Shqipërisë.
Tani, të dyja skuadrat do të kërkojnë të shënojnë më shumë gola në pjesën e dytë të ndeshjes, duke bërë këtë përballje të jashtëzakonshme.
Në minutën e nëntë, anësori Asani realizoi golin pas një goditje të fortë nga distanca.
Ky është goli i tij i tretë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Çekia do të jetë me një lojtar më pak në pjesën e dytë, pasi sulmuesi Mojmir Chytil u përjashtua nga fusha në minutën e 40-të pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Ai u dënua me të kuq, pasi luajti me dorë brenda zonës së Shqipërisë.
Kjo ndeshje i përket grupit E kualifikues dhe me fitoren eventuale Shqipëria do të jetë shumë më afër kualifikimit në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.















