Shqipëria dërgon një kontigjent tjetër prej 30 ushtarësh në Kosovë

Shqipëria, sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, ka dërguar kontingjentin e dytë me 30 ushtarë në Kosovë për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të misionit të NATO-s

Ushtria e Shqipërisë

“Një tjetër kontigjent me 30 efektivë nga Forca Tokësore dhe Batalioni Komando nga Regjmenti i Operacioneve Speciale do t’i bashkohet misionit të KFOR-it në Pejë, në krah të aleatëve italianë e kroatë”, ka shkruar ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi në Facebook.

Ai ka theksuar se ky është një moment i veçantë, pasi Shqipëria është duke dhënë mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës duke i nisur 30 ushtarë për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes.

Peleshi në një fjalë rasti ka thënë se “Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve dhe në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës”.

Peleshi ka shprehur vlerësimin për rritjen e prezencës së forcave të armatosura të vendeve aleate dhe partnere në Misionin e KFOR-it.

“Ky është një kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Siç e nënvizoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pak ditë më parë, trupat e KFOR-it në Kosovë janë të gatshme dhe të vendosura për të ndjekur detyrën e tyre në përmbushje të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai.

Tuje, ai ka ritheksuar se Shqipëria e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Duke kontribuuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, inkurajon zhvillimin e rajonit dhe frenon zgjerimin e influencës së vendeve të tjera që sfidojnë demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sfidat tona të sigurisë mbeten të përbashkëta, të pandashme dhe të gjithanshme. Ato vijnë nga çdo drejtim, dhe mund të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika