Shqipëria dhe Serbia bashkohen për të organizuar Euro 2027 për U-21

U kundërshtua shumë, por gjithçka u konfirmua të martën. Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian për U21 në vitin 2027.

Kjo u vendos në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad. Ndërsa, finalja në “Air Albania” në Tiranë.

Ndeshjet do të zhvillohen edhe në Shkodër, Durrës e Elbasan. Kurse, në Serbi do të luhen edhe në Leskovc, Loznicë e Zajeçar.

Kandidatura e dy shteteve ishte e vetmja që ka qenë brenda afatave. Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interesim në të kaluarën, por nuk kishin aplikuar me kohë.

Ideja e organizimit të Evropianit për 21-vjeçarët nga FSHF dhe federata serbe është kritikuar ashpër në Shqipëri e sidomos në Kosovë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka mbrojtur këtë vendim. Ai e ka cilësuar si mesazh paqeje dhe bashkëpunimi.

Shqipëria dhe Serbia, si vende organizatore, do ta fitojnë të drejtën e kualifikimit direkt në këtë Evropian.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika