Shqipëria do të luajë me Suedinë më 25 mars

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Suedinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshje me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari i ndeshjes mbetet për t’u përcaktuar

Lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Suedinë si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian Euro 2024.

Pas bisedimeve dhe negociatave me Federatën Suedeze, është arritur një marrëveshje për të zhvilluar këtë takim miqësor më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë.

Orari i ndeshjes ende nuk është përcaktuar, por pritet që Federata Shqiptare e Futbollit të bëjë një njoftim në kohën e duhur.

Ky njoftim vjen si një pjesë e përgatitjeve të shqiptarëve për turneun prestigjioz “Gjermani 2024”.

Shqipëria, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në fazën kualifikuese, ka siguruar vendin e parë në Grupin E dhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Evropianit.

Në këtë turne, Shqipëria do të ballafaqohet me skuadrat e njohura si Italia, Kroacia dhe Spanja.

Ndeshja miqësore me Suedinë do të jetë hera e gjashtë që dy kombet do të përballen në një fushë futbolli.

Në ndeshjen e fundit miqësore, Shqipëria triumfoi me rezultatin 2-1.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika