Shqipëria e dorëzon në Këshill të Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t

Edhe zyrtarisht, shteti i Shqipërisë e ka dorëzuar në Këshill të Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t

Keshilli i Evropës

Kuvendi i Shqipërisë zyrtarisht e ka dorëzuar në Këshill të Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t, i cili i akuzon ish-krerët e UÇK-së për tregti me organe njerëzore.

Në njoftimin e parlamentit të Shqipërisë thuhet se rezoluta u është dërguar vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Evropës, Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Po ashtu, në njoftim thuhet se nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkohet që të rishikohet Rezoluta me numër 1782 e vitit 2011 dhe të shpallen të pabazuara “pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë”.

Kuvendi i Shqipërisë me shumicë votash e kishte miratuar rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t më 21 korrik të këtij viti.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika