Shqipëria e gatshme t’i ndihmojë banorët e prekur nga përmbytjet në Pejë

"Në emër të Kryeministrit shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë", ka thënë ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, u ka shprehur ngushëllime familjes të cilët humbën dy familjarët e tyre si pasojë e vërshimeve në Pejë.

Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi e ka shprehur gatishmërinë e shtetit për mbështetje ndaj banorëve të Pejës.

“Ngushëllime familjes në Pejë për humbjen e dy jetëve, si pasojë e motit të keq.  Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muxhaheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë. Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë”, shkroi Peleshi.

Ndryshe, një nënë bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç, kanë vdekur të shtunën në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, nëna fillimisht është zhdukur, por është gjetur pas kërkimeve të ekipeve policore në lagjen “Asllan qeshme”.

Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte”, po ashtu në Pejë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

Kosova është përballur me vërshime në disa qytete edhe në janar të këtij viti.

Atëherë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pati kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mundojë krijimin e një fondi emergjent për komunat, në raste të tilla.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika