Shqipëria e para në rajon për vdekshmërinë e foshnjave, ish-ministri i Shëndetësisë jep arsyet e vdekshmërisë

Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të foshnjave në rajon. Sipas një raporti të Eurostat, Shqipëria shënon 10.3 vdekje foshnjore për 1 mijë lindje. Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e cilësoi si shumë shqetësuese vdekshmërinë e foshnjave që ka ardhur në një rritje progresive prej vitit 2012 në Shqipëri

Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të foshnjave në rajon. Sipas një raporti të Eurostat, Shqipëria shënon 10.3 vdekje foshnjore për 1 mijë lindje.

Pas Shqipërisë renditet Kosova me normën më të lartë në rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 1 mijë lindje. Më pas vijnë Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e cilësoi si shumë shqetësuese vdekshmërinë e foshnjave që ka ardhur në një rritje progresive prej vitit 2012 në Shqipëri.

Tritan Shehu

Sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, ky është një tregues që lidhet me nivelin e sistemit pediatrik, farmaceutik, spitalor, ekonomik si dhe edukimin në tërësi të popullsisë apo konkretisht edukimin shëndetësor.

“Ne i jemi afruar nivelit të vdekshmërisë foshnjore që kemi pasur në kohën e komunizmit”, ka thënë Shehu.

Sipas tij, duke marrë parasysh rritjen e vdekjeve foshnjore, numrin e aborteve dhe uljen e lindshmërisë po zhduket popullsia.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika