Shqipëria goditet nga stuhia “Ciaran”

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe banesave në katet e para të ndërtesave

Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur Shqipërinë dhe Malin e Zi të premten, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemë, e cila pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe banesave në katet e para të ndërtesave.

Një punonjës i Policisë, 37 vjeç, pësoi lëndime në kokë pasi u godit nga një objekt që ra si pasojë e erërave të forta, raporton Top-Channel.

Stuhia godet edhe Malin e Zi

Po ashtu edhe në Mal të Zi, ndërkohë, një erë jugore me forcë uragani, e shoqëruar me shira, arriti shpejtësinë mbi 190 kilometra në orë.

Meteorologu Dushan Paviçeviq tha për Radion Evropa e Lirë se era më e fortë është regjistruar në Nikshiq, i cili është rreth 55 kilometra larg kryeqytetit.

“Kishte erëra me shpejtësi më të madhe se 140kmh dhe shkulma të erës afro 200khm. Shkulma të forta ka pasur edhe në Podgoricë. Supozohet se ka pasur erëra më të forta, por stacione matëse nuk kemi gjithandej”, tha ai.

Në disa qytete, era ka shkulur pemët, ka prishur çatitë dhe në bregdet ka përmbytur varkat.

Siç raporton portali “Vijesti”, një varkë me vela është përmbytur në Tivat. Dallgët ishin disa metra të larta dhe kalonin muret mbrojtëse prej guri.

Po ashtu, edhe në Slloveni, erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme në dhjetëra shtëpi, të cilat kanë mbetur pa çati.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika