Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Sot, më 17 nëntor, çelet zyrtarisht Grupkapitulli V, i cili përfshin pesë fusha të rëndësishme:
-
Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural
-
Politikat e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë
-
Peshkimin
-
Politikat Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturore
-
Dispozitat Financiare dhe Buxhetore
Ky grupkapitull synon modernizimin e sektorit bujqësor, dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor, forcimin e sigurisë ushqimore, menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit, si dhe përgatitjen për një pjesëmarrje më efikase në politikat e zhvillimit rajonal, në përputhje me standardet financiare të Bashkimit Evropian.
Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre.