Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sot, më 17 nëntor, çelet zyrtarisht Grupkapitulli V, i cili përfshin pesë fusha të rëndësishme:

  • Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

  • Politikat e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë

  • Peshkimin

  • Politikat Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturore

  • Dispozitat Financiare dhe Buxhetore

Ky grupkapitull synon modernizimin e sektorit bujqësor, dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor, forcimin e sigurisë ushqimore, menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit, si dhe përgatitjen për një pjesëmarrje më efikase në politikat e zhvillimit rajonal, në përputhje me standardet financiare të Bashkimit Evropian.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika