Sot, Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në Bruksel, kryeministri Edi Rama hapi katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në BE.

Gjatë konferencës për media me kryeministrin, zyrtarja e lartë e BE-së, Marta Kos, vlerësoi ritmin e shpejtë të Shqipërisë dhe e inkurajoi të vazhdojë me këtë përparim. Ajo njoftoi se gjatë këtij viti do të hapen edhe 5 kapitujt e mbetur.

Kryeministri Rama siguroi se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin maksimal për të përmbushur objektivat e BE-së. Me hapjen e katër kapitujve të rinj, numri i kapitujve të hapur tani arrin në 28.

Rama shpërndan videon nga Brukseli, Marta Kos heq pikat e kuqe nga “Muri zgjerimit”