Shqipëria – histori suksesi në këndvështrimin e Cameronit

“Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, atëherë ia del edhe Evropa. Nëse në Ballkan ka probleme atëherë ka probleme edhe në Evropë”, thotë Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, ka thënë se Shqipëria është një histori suksesi në disa aspekte.

Në një konferencë për media me kryeministrin Edi Rama, Cameron ka lavdëruar lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Një nga arsyet pse dëshiroja të vija është që të festonim suksesin tuaj, sepse Shqipëria është një histori suksesi nga aspekti ekonomik, sukses në NATO, po ashtu keni bërë një punë të shkëlqyer dhe një lidership të madh në Këshillin e Sigurimit dhe për këtë dua t’ju falënderoj… Ajo çfarë mund të them unë është se kjo ka qenë, është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe më pozitive për ne, për eksportet janë rritur në 20 për qind… është një marrëdhënie pozitive edhe nga aspekti i mbrojtjes dhe puna që ne po bëjmë për të arritur anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por edhe për mbështetjen e drejtpërdrejt që ne i japim njëri-tjetrit… ne me kënaqësi po ndihmojmë edhe modernizimin e gjyqësorit tuaj ndërkohë që ju vazhdoni reformat tuaja. Edhe për migracionin ka qenë një partneritet shumë i arrirë. Ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit do të jetë shumë i suksesshëm”, tha ai.

Sipas këndvështrimit të tij, kur Ballkani Perëndimor ia del mban, atëherë ai thotë se edhe Evropa ia del mban.

Por kur në Ballkan Perëndimor ka probleme, atëherë Cameron thekson se edhe në Evropë  do të ketë probleme.

“Kam një këndvështrim të drejt dhe të thjesht qëkur Ballkani Perëndimor ia del mban, atëherë Evropa ia del mban. Në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor, atëherë ka probleme edhe në Evropë sepse është në interesin tonë të përbashkët që të ndihmojmë me procesin e rritjes ekonomike dhe të mirëkuptimit dhe për mua kjo është përparësi”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika