Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit në OKB

Nga një qershori, kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do ta ketë Shqipëria. Ky mandat sipas rregulloreve, zgjatë një muaj. Profesori amerikan, për RTV Dukagjini, kishte thënë se Shqipëria nga ky pozicion nuk mund ti ndihmojë shumë Kosovës, por të kundërtën e thonë pensionistet nga Shqipëria

Këshilli i Sigurimit është institucioni më i rëndësishëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Detyra e këtij institucioni është të mbrojë paqen ndërmjet kombësive brenda këtij union. Kruese rezolutat që dalin nga Këshilli i Sigurimit, bëhen obligim për t’u zbatuar nga të gjitha shtetet anëtare e OBK-së.

Ndërkohë, kryesimin e Këshillit të Sigurimit për muajin qershor do të marrë Shqipëria.

Profesori Amerikan, Chris Dolan, për RTV Dukagjini ka thëne se përgjatë këtij muaji, Shqipëria nuk ka mundësi që t’i dalë në krahë shumë Kosovës.

Chris Dolan,Profesor amerikan

“Roli i ri i Shqipërisë në KS të OKB-së është global dhe i ngarkuar me mbikëqyrjen e rezolutave të këshillit të sigurisë dhe çështjeve të lidhura me sigurinë në shkallë globale. Duke pasur parasysh strukturën prej 15 anëtarësh, ajo nuk është në gjendje të avancojë interesa për një shtet tjetër”, Chris Dolan, Profesor amerikan.

Megjithatë, opinionisti nga Shqipëria, Ben Andoni, thotë se Shqipëria duhet të përdor ulësen e Këshillit të Sigurimit për të ndihmuar Kosovën.

“Me gjithë zhvillimet e fundit, Shqipëria do të shfrytëzoj sa më shumë të jetë e mundur tribunën e OKB-së, të Këshillit të Sigurisë, për të proklamuar Kosovën për dy arsyeje. E para për të ndihmuar Kosovën dhe e dyta qeverisë Rama duhet të rregullojë imazhin e brendshëm dhe imazhin e jashtëm, sidomos për pjesën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, që përtej marrëdhënieve së tij me Vuçiq është marrëdhënia me Kosovën është më primare”, Ben Andoni, Opinionist.

Ben Andoni, opinionist

Në janar të këtij viti, Shqipëria u bë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me mandat dy vjeçar. Ndërkohë, në këtë institucion të rëndësishëm, dy herë brenda vitit kalendarik, diskutohet edhe për Kosovë.

Këshillit i Sigurimit të OKB-së përbëhet nga 15 anëtare, prej të cilëve SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë pesë anëtaret e përhershme me të drejtë vetoje, ndërsa 10 vendet e tjera janë anëtare të përkohshme me mandate dy vjeçare.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika