Shqipëria merr pjesë në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje

Kontingjenti i III-të i anijes “Lissus” nisi sot lundrimin për të marrë pjesë në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje

Fotografi e postuar nga Niko Peleshi

Kontingjenti i III-të i Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe anija “Lissus” janë nisur në lundrimin për të marrë pjesë në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Efektivët tanë do të punojë ngushtë me partnerët e NATO-s dhe autoritetet vendore për të siguruar që deti Egje të mbetet një zonë e sigurt dhe e qetë për të gjithë si dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e interesave të Aleancës në rajon”, ka shkruar Peleshi.

 

Pjesëmarrja e Forcës Detare në operacionin “Sea Guardian” si pjesë përbërëse e Grupit të Dytë Detar të NATO-s, ka filluar në nëntor të vitit 2016 me anijen Oriku.

Efektivat dhe anija shqiptare kanë rolin e patrullimit dhe të raportimit të trafikut të emigrantëve, në zonën operacionale dhe ndërhyrje, duke ofruar ndihmë në rastet kur jetët njerëzore janë në rrezik.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika