Shqipëria nis përgatitjet për sfidën ndaj Polonisë, stërvitjet i zhvillon në ‘Shtëpinë e Futbollit’

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit në kuadër të përgatitjeve për sfidën e parë të kualifikueseve të “EURO 2024”

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të hënën e 20 marsit seancën e parë stërvitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit në kuadër të përgatitjeve për sfidën e parë të kualifikueseve të “EURO 2024”.

Nën urdhrat e trajnerit Sylvinho, “Kuqezinjtë” stërviten për herë të parë në këtë kompleks modern, ka njoftuar Federata e Futbollit Shqiptar.

“Që të gjithë lojtarët e ftuar janë paraqitur sot në këtë seancë të parë, ndërsa pjesa më e madhe kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë stërvitore”.

FSHF-ja bëri të ditur gjithashtu se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë shfaqur të motivuar maksimalisht në nisje të këtij edicioni të ri.

Shqipëria do të takohet me ekipin e kombëtarës polake, me 27 mars në stadiumin PGE Narodowy, Varshavë.

Seanca ka zgjatur për më shumë se një orë, ndërsa kuqezinjtë do të rikthehen të martën në fushë me dy seanca stërvitore sipas programit të paracaktuar nga stafi teknik.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika