Shqipëria: Për vetëmjaftueshmëri energjetike do të ndërtojë edhe një hidrocentral

Prestigjiozja britanike “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull projektit të Kaskadës së Drinit, Skavicë.

“Shqipëria po planifikon ndërtimin e një hidrocentrali për të ndihmuar ambiciet për vetë-mjaftueshmëri energjetike”, përcjell “The Telegraph”.

Faza përgatitore ka filluar për projektin e digës mbi lumin Drin të Skavicës. E gjithë kjo vlerësohet të kushtojë, rreth gjysmë miliardë euro në kohëzgjatje për pesë vitet e ndërtimit.

Ky projekt synon ta bëjë sistemin hidroenergjetik të Shqipërisë më pak të varur nga moti.

“Skavica është projekti më sfidues dhe më i mrekullueshëm që kemi për të krijuar pavarësi nga importet”, ka thënë Belinda Balluku, ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës së Shqipërisë.

Puna përgatitore për projektin më të madh, që nga koha e komunizmit (1991) vjen krahas Evropës, që po përpiqet të reduktojë varësinë e tij nga importet e gazit rus.

Kjo Digë pritet ta rris 20 përqind prodhimin e energjisë së Shqipërisë, me shpresën se do ta transformojë vendin në një eksportues të energjisë së pastër.

Qeveria shqiptare ka angazhuar kompaninë më të madhe në SHBA, “Bechtel” për të kryer studime dhe për të bërë propozime për digën, e cila do të jetë në pronësi publike.

Ndërsa kjo kompani ishte njëra nga konsorciumet që e kishin ndërtuar edhe Digën Hoover në vitet 1930 në kufirin midis Arizonës dhe Nevadës.

“Diga Hoover ishte transformuese në ditët e saj. Skavica është në të njëjtën shkallë”, ka theksuar Entela Ruci, menaxhere e zhvillimit të biznesit në Ballkan në Bechtel.

“Do të krijojë deri tani burimin më të madh të energjisë së pastër në të gjithë Ballkanin”.

Pothuajse e tërë energjia e rinovueshme, ku pjesa më e madhe e saj është hidroelektrike, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga era ose dielli që aktualisht prodhohet nga Shqipëria.

Shqipëria mund të plotësojë 70 përqind të nevojave të saj për energji, kur ka rreshje të mjaftueshme atmosferike, duke rënë në rreth 60 përqind në vitet e thata.

Si pasojë e kushteve klimatike, vendi është duke u detyruar të importojë energji në një kohë me çmime rekorde, pasi kushtet atmosferike kanë ndikuar duke ulur prodhimin e energjisë.

Në Shqipëri, familjet dhe bizneset varen nga energjia elektrike për ngrohje dhe për të kryer punët tjera. Çmimi për megavat (MW) është rritur në ekuivalentin e rreth 460 paund. Skavica do të jetë një digë 210 MW dhe do të optimizojë prodhimin në digat e tjera.

Diga e re do të jetë në gjendje të ruajë dhe kontrollojë rrjedhën e ujit në digat e tjera, që do të thotë se kapacitetet hidroelektrike mund të krijohen edhe më shumë, pasi që stinët e thata dhe rajonet në rrjedhën e poshtme janë të mbrojtura nga përmbytjet.

Më 2 tetor, ka nisur faza e parë e nisjes së punimeve për realizimin e projektit të studimit gjeoteknik. Rrugët paraprake të ndërtimit dhe përfundimet e vlerësimit social e kishte përcjellur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kimi.

Ministrja Balluku kishte nënshkruar kontratën me kompaninë “Bechtel”, më 5 korrik të vitit të kaluar, gjatë hapjes së punimeve ishte bërë me dije se kjo fazë vlerësohet të përfundojë në nëntor të vitit 2022. Ndërsa ndërtimi i uzinës pritet të zgjasë rreth katër vjet. Në fazën e dytë do të fillojë puna për ndërtimin e HEC-it.

Më 4 mars, Këshilli i Ministrave kishte miratuar projektligjin, sipas të cilit kompanisë “Bechtel” i’u dha autorizimi për të projektuar dhe ndërtuar hidrocentralin e parë të kaskadës së Drinit.

Më 3 tetor të viti të kaluar, ishte konfirmuar ky projekt, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA-të për financimin e tij.

Qasja në hidrocentral do të jetë si nga Rruga e Kombit, ashtu dhe nga Rruga e Arbërit.

HEC Skavica, është vepra energjetike më strategjike në vend dhe rezervuari ujor më i rëndësishëm i Shqipërisë me rreth 7 miliardë m3 ujë.

Hidrocentrali do të ketë efekt shumë të lartë në ekonominë shqiptare, kishte deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky projekt do të ketë përfitime që do të prekin fusha të ndryshme, si: punësimi, turizmi dhe peshkimi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika