Shqipëria përballë Çekisë, “luftë” për biletën e Euro 2024
Në ndeshjen e rëndësishme të eliminatoreve për Euro 2024, Shqipëria do të përballet me Çekinë me shpresën për të siguruar një vend në turneun evropian. Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho është përpjekur të përcaktojë një formacion të fortë për këtë ndeshje, duke ndryshuar disa pozita në ekipin e tij. Në vend të lojtarit të […]
Në ndeshjen e rëndësishme të eliminatoreve për Euro 2024, Shqipëria do të përballet me Çekinë me shpresën për të siguruar një vend në turneun evropian.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho është përpjekur të përcaktojë një formacion të fortë për këtë ndeshje, duke ndryshuar disa pozita në ekipin e tij.
Në vend të lojtarit të lënduar Ismajlin, trajneri ka vendosur që Arlind Ajeti të marrë vendin në mbrojtje.
Po ashtu, një vend në formacion i është dhënë Taulant Seferit, i cili do të luajë në krahun e majtë të sulmit.

Ekipi tjetër nuk ka ndryshuar me Berishën në portë, Gjimshitin, Hysajn dhe Mitajn në mbrojtje, Asllani, Ramadani dhe Bajrami në mesfushë, dhe Cikalleshi e Asani në sulm.
Kjo ndeshje është një shans i madh për Shqipërinë për të siguruar biletën e tyre për Euro 2024, dhe pritet që të jetë një përballje emocionuese në Arenën Kombëtare.
Në prag të ndeshjes tifozët kuqezi kanë “pushtuar” Tiranën.
Anë e mbanë trojeve, shumë shqiptarë janë mbledhur për t’i dhënë zemër djemve të Silvinjos.
Rrugët në Tiranë raportohet se janë të bllokuara nga makinat, ndërsa shihet edhe një numër i lartë i forcave të policisë për të siguruar rendin dhe sigurinë.















