Shqipëria publikon formacionin kundër Moldavisë

Seleksionuezi i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Moldavisë, e cila nis në orën 18:00

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Moldavisë, e cila nis në orën 18:00.

Ai nuk ka bërë ndryshime nga ndeshja e fundit, ndonëse në përbërjen e parë është rikthyer mbrojtësi Ardian Ismajli që mungoi ndaj Çekisë. Ismajli ka zëvendësuar Arlind Ajetit që u largua nga grumbullimi për shkak të lëndimit.

Krahas Ismajlit, në mbrojtje janë edhe Mario Mitaj, Berat Gjimshiti e Elseid Hysaj. Para mbrojtjes, janë vendosur Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Nedim Bajrami qëndron prapa vijës së sulmit.

Sokol Çikalleshi luan në qendër të sulmit, ndërsa nga krahët e përkrahin Taulant Seferi e Jasir Asani. Ndërkohë, porta i është besuar Etrit Berishës.

Kjo ndeshje i takon Grupit E kualifikues për “Euro 2024”, ndërsa Shqiëprisë i mjafton një pikë për ta konfirmuar kualifikimin në këtë turne që mbahet vitin tjetër në Gjermani.

Ndryshe, Shqipëria gjendet në vendin e parë me 13 pikë, Çekia në pozitën e dytë me 11 pikë, Polonia në vendin e tretë me 10, Moldavia në vendin e katër me nëntë pikë dhe Ishujt Faroe në vendin e fundit me vetëm një pikë.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika