Shqipëria renditet e teta në Evropë për shërbimet publike online
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka treguar tabelat nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare. Në bazë të këtij raporti, Shqipëria renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë për shërbimet publike online. “Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka treguar tabelat nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare.
Në bazë të këtij raporti, Shqipëria renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë për shërbimet publike online.
“Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës”, ka shkruar Rama.

Kryeministri Rama ka shtuar se ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, duke theksuar në një mijë e 225 shërbime publike, Shqipëria e ka zhdukur korrupsionin.















