Shqipëria shkon në finale të Eurovisionit me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike

Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e madhe të Eurovisionit që po mbahet në Zvicër.

Grupi “Shkodra Elektronike” ka mahnitur publikun me paraqitjen e fuqishme të këngës “Zjerm”, duke fituar mjaftueshëm vota për të kaluar në natën finale.

Shqipëria u kualifikua e dyta, menjëherë pas Norvegjisë.

Biletë në finale, veç Shqipërisë e Norvegjisë, siguruan edhe Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.

Të enjten do të jetë gjysmëfinalja e dytë, ku 10 nga 16 shtetet shkojnë në finale.

Finalja do të mbahet më 17 maj, të shtunën, ku Shqipëria do të rikthehet për të garuar për çmimin e madh të Eurovisionit 2025.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika