Shqipëria siguron pikën e parë në Euro 2024, barazon në minutat e fundit me Kroacinë
Shqipëria arriti të ndajë pikët me Kroacinë duke barazuar rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes. Klaus Gjasula arriti të shënoj për rezultatin 2:2. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Shqipërisë. Edhe 45 minutat e dytë nisën me tempo të lartë, por që Kroacia vazhdoi të kërkonte më shumë. Kroatët e arritën golin e […]
Shqipëria arriti të ndajë pikët me Kroacinë duke barazuar rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes.
Klaus Gjasula arriti të shënoj për rezultatin 2:2.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Shqipërisë. Edhe 45 minutat e dytë nisën me tempo të lartë, por që Kroacia vazhdoi të kërkonte më shumë.
Kroatët e arritën golin e barazimit në minutën e 74-të, kur Ante Budimir asistoi te Andrej Kramaric për rezultatin 1-1.
Kroacia nuk u ndal me kaq dhe përmbysi rezultatin kur në minutën e 76-të Klaus Gjasula ishte i pafat dhe realizoi auto-gol.
Pika e fituar e mban në lojë Shqipërinë për kualifikim tutje.















