Shqipëria sjell Kosovën në fokus të Këshillit të Sigurimit – Hasani: Dhuna seksuale vazhdon të përdoret si taktikë lufte

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani, ka kryesuar një takim të veçantë të formatit Arria të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Kosova, përmes presidentes Vjosa Osmani, ka prezantuar perspektivën e saj në tryezën më të lartë të vendimmarrësve në botë. Takimi u zhvillua në temën e "Parandalimit dhe reagimit ndaj dhunës seksuale të shkaktuar nga konfliktet"

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani, ka kryesuar takimin e posaçëm të formatit Arria të Këshillit të Sigurimit, ku me ftesën e Shqipërisë, Kosova, përmes presidentes Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalën në tryezën më të lartë vendimmarrëse në botë.

Ministri Hasani theksoi se dhuna seksuale e lidhur me konfliktin është një krim lufte dhe mbetet një sfidë thelbësore e sigurisë globale, teksa nënvizoi se bota mund të mësojë shumë nga Kosova lidhur me këtë çështje.

“Dhuna seksuale vazhdon të përdoret si një taktikë lufte dhe terrori. Mosndëshkimi përjetëson kulturën e dhunës dhe minon përpjekjet për ta çrrënjosur atë. Duhet të dëgjohet zëri i mbi 20 mijë grave dhe vajzave të dhunuara gjatë konfliktit në Kosovë. Viktimave dhe të mbijetuarve nuk duhet t’u mohohet drejtësia. Duhet të ndërmarrim hapa konkretë për parandalimin e dhunës. Të sigurohet mbrojtja e individëve, ndëshkimi i autorëve dhe dëmshpërblimi i viktimave. Angazhimi i Shqipërisë në këtë drejtim mbetet i palëkundur”, ka thënë ai.

Kryediplomati shqiptar në fjalën e tij, gjithashtu, u ndal te vajzat e gratë e rrëmbyera nga terroristët e Hamasit, të cilat po mbahen diku në Gaza në kushte të tmerrshme.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte”, tha ministri Hasani, shkruan TopChannel.

Në takimin për “Parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës seksuale të shkaktuar nga konfliktet”, presidentja Vjosa Osmani foli për eksperiencën e Kosovës lidhur me këtë rast teksa vuri theksin në rëndësinë e llogaridhënies.

“Autorët e këtyre krimeve nuk njohin kufij. Ata nuk ndalen para asgjëje. Ata shkatërrojnë jetën. Ata nuk duan të shkatërrojnë vetëm kombe apo vende. Ata duan të shkatërrojnë besimin tonë në njerëzimin. Ata duan të dehumanizojnë njerëzit”, ka thënë ajo.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe përfaqësuese nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Ukraina, që sollën eksperiencat e tyre të dhimbshme, por njëherësh edhe përvojat për ndërtimin e modeleve në mbrojtje të viktimave të dhunës.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika