Shqipëria urohet nga Ukraina: Mirënjohës që na qëndruat pranë

Urimet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk munguan as nga Ministria e Jashtme e Ukrainës. Ky dikaster i është shprehur mirënjohës shtetit shqiptar për qëndrimin pranë Ukrainës në këtë kohë sfide

Ilustrim





Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë.

Me anë të një postimi në Twitter, ky dikaster i është shprehur mirënjohës shtetit shqiptar për qëndrimin pranë Ukrainës në këtë kohë sfide.

“Urime për diplomacinë shqiptare dhe popullin mik, Shqipërinë, me rastin e Ditës së Pavarësisë! Ne jemi mirënjohës që qëndruat pranë Ukrainës gjatë kohës më sfiduese dhe po bëjmë përpjekje për paqen dhe sigurinë brenda nivelit të KS të OKB-së dhe dypalësh! Urimet më të mira për mirësi dhe prosperitet”, shkruan diplomacia ukrainase.

Ndonëse i dyti me radhë, nëntori më i rëndësishëm për shqiptarët mbetet ai i vitit 1912.

Ismail Qemaili, teksa nisi rrugëtimin e tij nën gjurmët e historisë, drejt Vlorës, ngriti flamurin me shqiponjën dykrenare duke e shpallur Shqipërinë të pavarur.

I qëndisur nga Marigona, flamuri kuq e zi, simboli i lirisë, pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës, valvitej i lirë në ballkonin e shtëpisë së Ismail Qemailit.

Me pushkë dhe me penë, Shqipëria ishte e pavarur dhe historia moderne e saj, do të merrte jetë.

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika