Shqipëria vendi ideal për pushimet tuaja

Shqipëri

Shqipëria vazhdon të mbetet destinacion më i kërkuar dhe i frekuentuar nga kosovarët. Këtë herë vizituam atë nën përkrahjen e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), dhe Trip to Albania, me të cilët e nisëm edhe sezonin veror 2022 në bregdetin shqiptarë.

Drejtori i Trip to Albania, Azem Bujupi, ka rrëfyer mbi ndryshimet dhe risitë e kësaj sezone që ofrojnë për pushuesit.

Ai tha se këtë vit presin më shumë pushues, ndërkombëtarë dhe nga Kosova. Sipas tij, deri më tani interesimi është treguar në nivel të lartë dhe shpreson që do të jetë një verë e mirë sa i përket vitit 2022.

Bujupi na njoftoi me ofertat turistike që Trip Albania ka menduar të bëjë.

“Shqipëria është gati të mirëpres turistë të ndryshëm, ne përkujdesemi që vizitorët këtu të kenë një udhëtim të sigurt dhe të rehatshëm, falë edhe ofertave sezonale të cilat do ti promovojmë shumë shpejt për dashamirësit e turizmit”, tha ai.

Azem Bujupi

 Në grupin e gazetarëve morri pjesë edhe një gazetare nga Ukraina, Lyudmilla Makey. Ajo ka një muaj që ka ardhur në Kosovë. Udhëtimet janë pasioni i saj, andaj ajo vendosi që të vizitoj e të shoh për nga afërt bukuritë që Shqipëria ka.

Lyudmilla Makey, thotë së ndihet e lumtur dhe thjesht e emocionuar kur sheh një qetësi, e lumturi tek njerëzit.

“Lufta në Ukrainë, ka ndryshuar komplet jetën tonë. Njëherit pandemia e tashmë edhe një tjetër luftë po aq e vështirë sa ajo që lamë pas. Ndihemi e emocionuar këtu, kur shoh qiellin blu, njerëzit të lumtur duke shijuar rrezet e diellit, thjesht më bën të ndihem e lumtur dhe e sigurt”.

Lyudmilla Makey

Së bashku me gjithë stafin ajo mori pjesë edhe në ndezjen e zjarrit.

E ngjarje të tilla patjetër që ishin bukuria e udhëtimit. Ishte gazetarja Beatrisa Culaj e cila për RTV Dukagjini tregoi përshtypjet e saj mbi gjithë udhëtimin.

“Po kënaqemi këtu, thjesht po relaksohemi, dua ta falënderoj AGK-në që çdo herë përkujdeset që të organizoj aktivitetet të ndryshme. Për mua është hera e dytë që po i bashkëngjitëm AGK-së në Shqipëri dhe thjesht po e shijoj në maksimum“, tha ajo.

E kështu i erdhi fundi këtij udhëtimi të bukur e të paharruar.

Shqipëria do të vazhdoj të mbetet zgjidhja e parë për pushime për gjithë shoqërinë tonë.

Të fundit nga rubrika