Shqipëria, vendi që kërkon më së shumti azil në rajon

"Eurostat" ka thënë se gjatë vitit 2021, kanë kërkuar azil për herë të parë 13 mijë e 210 shqiptarë, kështu duke e renditur Shqipërinë si vendi që kërkon më së shumti azil në rajon

Në përgjigjen e “Eurostat” për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, theksohet se 8 mijë e 845 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë.

Por, shifrat rriten, kur shtohen edhe ata që kanë aplikuar më herët dhe janë në pritje të një përgjigjeje, por edhe për minorenët e pashoqëruar. Gjatë vitit 2021, së bashku me aplikimet në pritje janë plot 13 mijë e 210 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Evropë.

Ilustrim

“Pas Shqipërisë, renditet Maqedonia e Veriut për azilkërkuesit, por me një diferencë të konsiderueshme. Nga Maqedonia aplikuan 3 mijë e 20 persona. Ndërsa, vendi me numrin më të ulët të azilkërkuesve në rajon është Mali i Zi, me 250 azilkërkues”, raporton Telegrafi.

Vendi në të cilin shqiptarët kanë kërkuar më shumë azil është Franca, ndërsa vendi me azilkërkuesit më të shumtë minorenë është Belgjika, ku aplikuan, gjithsej, 20 minorenë.

Në total, 55 minorenë kanë aplikuar për azil në BE nga Shqipëria, dhe 25 nga Kosova.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika