Shqipëria vet në krizë energjetike, mund të ndihmojë vetëm një ditë

Korporata Energjetike e Shqipërisë i ka ndihmuar asaj të Kosovës me energji elektrike duke bërë kështu që reduktimet e planifikuara të ndodhnin në Kosovë të ndërpriten përkohësisht. Mirëpo, nuk dihet nëse reduktimet do të kthehen pasi ndihma e Shqipërisë është e vogël sepse vendi fqinj gjithashtu është në krizë energjetike

Ilustrim

Komani është hidrocentrali i dytë dhe më i fuqishëm i Kaskadës së lumit Drin, me kapacitetin më të madh të prodhimit të energjisë në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj shteti shqiptar gjatë sezonit të verës ka mungesë të furnizimit, për çka para pak ditës ata kanë njoftuar se po planifikon të importojë 182 MgW për muajin gusht.

Mirëpo, shteti amë, Kosovën nuk e la në terr, reduktime të paralajmëruara në pikë të verës.

Pavarësisht ndihmës, KEDS-i njoftoi se reduktime në disa vende pati edhe gjatë së martës, derisa energjia e ardhur nga Shqipëria nuk ishte e mjaftueshme që të ndihmonte përtej 24 orëve.

KEDS-i thotë se po vepron me urdhra të KOSTT-it pa dhënë sqarime për situatën që e pret Kosovën në ditët në vijim.

“Aktualisht ne jemi duke aplikuar kufizime për shkak të instruksioneve të KOSTT-it. Ato do të vazhdojnë deri në njoftimin e radhës”, ka thënë Viktor Buzhala.

Por, KOSTT-i gjatë ditës ka kërkuar përsëri që këto reduktime të ndërpriten.

Ndërkohë, që Televizioni është interesuar të dijë nga KEK-u por edhe nga Ministria e Ekonomisë së cilat janë hapat e ardhshëm për menaxhimin e krizës energjetike, mirëpo të njëjtit kanë heshtur në përgjigje.

Më vonë gjatë ditës, Ministria e udhëhequr nga Artane Rizvanolli, lëshoi një reagim për media duke thënë se po marrin masa për vjedhjet që po ndodhin në sektorin e energjisë.

“Ne jemi duke ndërmarrë masa për të dhënë ndihmën e duhur në ndërprerjen e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike së bashku me organet ligjzbatuese dhe kompaninë e distribuimit të energjisë elektrike, KEDS, e cila e ka për detyrë sipas kontratës së privatizimit që t’i ndalë ato. Kosova aktualisht nuk është duke blerë lëndë të parë të energjisë nga vendet e rajonit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Aktualisht Kosova nuk po importon energji nga asnjë vend i rajonit.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika