Shqiponjat drejt Parisit – Bad News Eagles kualifikohet për herë të tretë në Major

Bad News Eagles ka arritur të mposht skuadrën më të mirë në botë, FaZe për herë të dytë radhazi për t’u kualifikuar për herë të tretë në turneun Major të CS:GO

Skuadra e Bad News Eagles, foto HLTV

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles për të tretin vit më radhë është kualifikuar në ligën më prestigjioze në këtë video-lojë, Major, që këtë vit do të mbahet në Paris.

Për t’u kualifikuar në turneun e madh të CS:GO Blast Paris Major, BNE është përballur me ekipin FaZe, që renditet i dyti në botë.

BNE ka arritur të triumfojë kundër skuadrës amerikane, FaZE, me rezultat të përgjithshëm 2:0.

Ndeshja është zhvilluar në formatin “Best of 3”, map-i i parë ka qenë “Inferno”, e cila përfundoi me rezultat 16:10 për ekipin kosovar, dhe map-i i dytë “Mirage”, i zhvilluar në mënyrë fantastike nga BNE, duke triumfuar me rezultat 16:14.

Në Majorin e vitit të kaluar në Brazil, ekipi shqiptar po ashtu pati mposhtur ekipin FaZe duke e eliminuar atë nga gara në Rio, derisa mbanin epitetin si më të mirët në botë.

Kujtojmë se Bad News Eagles janë kualifikuar dy herë radhazi në Major, madje në të dyja rastet kanë arritur fazën “Legends Stage”.

Por, Bad News Eagles asnjëherë nuk ka arritur në fazën e fundit “Champions Stage”, por që nga fillimi i këtj rrugëtimi me tri fitore në Blast Paris Major, pritet që të shkruajnë histori suksesi në CS:GO.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika