Shqiprim Arifi emërohet kryetar i Preshevës

Shqipërim Arifi

Pas shkarkimit të ish-kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, kuvendi komunal në Preshevë me 20 vota pro, ka emëruar Shqiprim Arifin kryetar të komunës.

Ndërsa në pozitën e zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës është emëruar Almin Shaqiri.

Gjatë kësaj seance me shumicë votash është votuar edhe lista e anëtarëve të këshillit komunal.

Kuvendi i Preshevës të hënën e 11 prillit ka votuar pro shkarkimit të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshevës.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i kuvendit, Sami Salihu, me 20 vota pro, ansjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, është shkarkuar kryetarja e cila kishte mandat dyvjeçar.

Ardita Sinani

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

Ajo ka theksuar se do të punojë për përmisimin e politikës shqiptare në Luginë.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mërgatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, më 10 maj të vitit 2021, Ardita Sinani kishte arritur të zgjedhet kryetare e Preshevës, me 22 vota pro dhe nëntë kundër.

Ndërkaq, të dielën e tre prillit, në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Komuna e Preshevës

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës kanë garuar me dy lista zgjedhore me gjithsej, 20 kandidatë për deputetë.

Në garë ishin koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar me bartës liste, Shaip Kamberi dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me bartës liste, Shqiprim Arifi.

Por, shqiptarët nuk do të kenë as një përfaqësues në legjislaturën e re të Kuvendit të Serbisë.

Pjesëmarrja e ulët në daljes në zgjedhje llogaritet si një ndër shkaqet e këtij rezultati.

Kështu asnjëra nga dy listat zgjedhore të pakicës shqiptare nga jugu i Serbisë nuk e kaloi pragun, rrjedhimisht shqiptarët nuk do të kenë asnjë deputet të tyre në përbërjen e parlamentit të ri serb.

Billbord i kandidatëve shqiptarë për zgjedhjet e 3 prillit

Sipas të dhënave të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”, kryetar i të cilit është Shaip Kamberi, ka fituar 9,630 vota ose 0.26 për qind.

Tri herë më pak vota ka fituar lista “Alternativa Demokratike Shqiptare”, e udhëhequr nga ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, me gjithsej 3,250 sosh ose 0,09 për qind.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme të vitit 2020, kur partitë shqiptare u bashkuan në një listë, në këto zgjedhje ishin dy para votuesve.

Sipas vlerësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, rreth 60 mijë pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare jetojnë në Serbi, kryesisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbinë jugore.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika