Shqiptarët e veriut, “mysafirë në shtëpi, qiragji në jug”

Nisja e bombardimeve të NATO-së në Kosovë ishte periudhë e përndjekjes së dhunshme të shqiptarëve që jetonin në pjesën veriore të Kosovës. Dhjetëra banorë të Kroit të Vitakut në Mitrovicën Veriore ka dy dekada që kanë tentuar t’i ri-ndërtojnë shtëpitë e tyre, por nuk kanë mundur. Nga Qeveria e Kosovës ata presin që të ofrojnë sigurinë e nevojshme e po ashtu fonde në mënyrë që të nisë ndërtimi e të kthehen në shtëpitë në të cilat që nga 1999, kanë mbetur vetëm rrënojat e trojet të cilat asnjëherë nuk i gëzuan

Ky vendbanim përngjanë në legjendën e kalasë së Rozafës në Shkodër. Kala në cilën tre vëllezër muret i ndërtonin ditën por shembeshin natën.

Veçse këtu fatin e Rozafës e cila u muros për të mbajtur kështjellën në këmbë e kanë banorët që për dy dekada vizitojnë rrënojat e shtëpive në të cilat e kaluan një pjesë të jetës.

Betim Osmani është rritur në këtë shtëpi në Kroin e Vitakut, tash pjesë e Mitrovicës Veriore. Me nisjen e bombardimeve të NATO-s kjo pjesë u zbrasë nga presioni dhe dhuna të cilën kryesisht e ushtronin paramiltarët serbë.

Deri në vitin 2016 themelet e shtëpisë qëndruan të rrënuara, e më pas nisi puna, por pa sukses.

Betim Osmani, banor i shpërngulur tek Kroi i Vitakut, ka thënë se “Kemi punuar 15 ditë pa kurrfar problemi, pas 15 ditëve natën kanë ardhur edhe na e kanë rrënuar pronën, për fat atë ditë kam ardhë se kam dëgju prej fqinje të mi se diçka po ndodhë në pronën tënde. Kam ardh këtu i kam zanë disa të rinj duke e dëmtu pronën, Policia e din edhe kush janë po nuk ka ndërmarrë masa”.

Gjatë kohës së po realizohej kjo intervistë Betimin disa herë e përshëndeti fqinji i parë, por jo para kamerës. Me dëshirë djaloshi që deri në moshën 18 vjeçare zgjodhej në mëngjes në këtë shtëpi, thotë se do të ri-kthehej.

Osmani ka thënë tutje se “Jo vetëm vullneti im, por vullneti i familjes por edhe i gjithë fqinjëve tonë që tani e 24 vjet nuk janë këtu, është vullneti shumë i mirë për t’u kthyer besoj që institucionet do t’i kemi mbrapa që të na ndihmojnë që të kthehemi në pronën tonë”.

Rrënoja të paprekura që nga koha e luftës qëndrojnë edhe në pjesë tjera të Kroit të Vitakut. Në këtë shtëpi e në këto dhoma, për kohë të gjatë ka jetuar njëri nga themeluesit e LDK-së në Mitrovicë, Latif Berisha.

Pak minuta pas fillimit të bombardimeve të NATO-së, më 24 mars, Latif Berisha u ekzekuta në pragun e shtëpisë. Vend për të cilin po kërkohet të kthehet në muze, në nderim të figurës dhe ngjarjes tragjike.

Skender Sadiku, Zëvendës kryesues i asamblesë komunale ka deklaruar se “Pronari është vrarë në të 99-tën kurse ne qe 24 vite jemi duke e vra këtë shtëpi, edhe duke e vra trashëgëminë. Shpresoj dhe bëjë apel që këtu në 25 vjetorin, në vitin e ardhshëm në qerekshekull kjo shtëpi të ri-vitalizohet por edhe të jetë shtëpi të cilën do ta shfrytëzojnë gjeneratat e ardhshme edhe si kujtesë por më shumë për gjuhë dhe për albanologji”.

Sadiku kërkon që të gjitha shtëpitë pa dallime etnike të ri-ndërtohen, dhe të kthehet pronarët legjitim. Këtë ëndërr Agim Vitaku e ka realizuar në vitin 2016, e që sot e asaj dite thotë se ballafaqohen me sfida të ndryshme, por që nuk ua zbeshin dëshirën të jetëojnë në tokën e të parëve.

Agim Vitaku, banor i ri-kthyer është shprehur se “(shqiptarët) I’a kanë shitë pronat serbëve që i kanë ndërtu banesat ne e kemi fillu këtu me ndërtim na thonin njerëzit e komunës tonë na thoshin mos u ngacmoni ata se nuk e kanë për ngut, se kanë për gjatë. Ata mos i pengoni në punë a neve nuk na lejonin me punu, qe i ndërtuan 7 banesa janë kthyer popullatë prej të gjitha anëve të Kosoës dhe Jugosllavisë ka aty… Çka puno shqiptari i pengon serbëve, çka të punon. E kam bë rrethojën, disa herë mi kanë dëmtu rrethojat aty”.

Në pjesën veriore janë rreth 350 të pandërtuara, pronarët e të cilëve për çdo ditë zgjohen me shpresën se do të kthehen.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika