Shqiptarët e veriut skeptikë për procesin zgjedhor të 18 dhjetorit

Shqiptarët e veriut do të dalin të votojnë në zgjedhjet e 18 dhjetorit për kryetarët e komunave të veriut. Por mos-pjesëmarrja eventuale e serbëve, mund të qojë në dështimin e këtij procesi. Njohës të zhvillimeve në veri, rikujtojnë periudhën kur në Mitrovicën e veriut, procesi ishte përsëritur 3 herë

Ilustrim





Pak më shumë se 1 muaj nga data kur banorët e katër komunave të veriut të Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit, mbarëvajtja e procesit të zgjedhjeve mbetet e paqartë.

Përderisa banorët serbë të këtyre komunave, nuk preferojnë që të flasin për këtë temë, shqiptarët, shprehen se fare lehtë, ato mund të dështojnë.

Krejt kjo, nga bojkotimi eventual i banorëve që janë shumicë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

“ Nga ana ligjore ndoshta u dasht më i shpallë por unë e di që nuk do të marrin pjesë në votime. Është gabim dhe ka më dështu ky proces, ne do të dalim por shumica këtu nuk del dhe kjo është dështim”, ka thënë Faik Haziri, banor.

Ndërsa, për Televizionin Dukagjini është prononcuar njashtu edhe një banor tjetër, i cili ka thënë se vështirë që mund të realizohet ky proces.

“ Dëshira jonë është më dal masovikisht të gjithë shqipëtarët dhe të fitojm e të udhëheqim veriun. Mendimi jem është që vështirë që do të realizohet ky proces pasi s’kanë më lanë më dal në këtë proces. Besoj që do të jenë zgjedhje të dështume, kanë mi kall, kanë mi rreh e nuk i lajnë me dalë”, ka thënë Gezim Rakateli, banor.

Njashtu edhe Behgjet Krasniqi, banor tjetër ka thënë se ky proces do të dështojë.

Ilustrim

“ Ka më dështu se s’dalin, këta nuk dalin, ne banorët shqipëtarë po ”, ka theksuar Krasniqi.

Emir Azemi, që dikur mbante pozitën e zëvendëkryesuesit për komunitetet në Mitrovicën e Veriut, përballë vështirësive në terren, thotë se është e vështirë të ketë një proces normal pa u arritur një marrëveshje, derisa permend një shembull, nga rreth 9 vite më parë.

“ Në vitin 2013, dalja serbe ishte tepër e vogël dhe shqipëtarët kishin dalur më shumë, patëm thyerje të kutive të vendvotimit, pastaj kishum përsëritje të zgjedhjeve dhe ishte një cilkël zgjedhor për tri herë radhazi deri sa e arritëm një krytarë”, ka theksuar ish-zëvendëskryesuesi për komunitete në Mitrovicën e Veriut.

Sipas tij, nga 10 mijë votues në katër komunat veriore, 1 mijë prej tyre janë shqiptarë.

“ Në momentin që ata konfirmojnë mos pjesmarrëmarrjen është e kuptushme që komuniteti serbë do të bojkotojë zgjedhjet. Nëse vetëm ne shqipëtarët marrim pjesë, janë gjithsej 10 mijë votues që dalin në vota derisa vetëm shqiptarë janë mbi 1000 që dalin zakonisht në votime. Ne kemi një lloj standardi që në Kosovë mund të bëhesh krytarë edhe më vota minimal”, ka theksuar Azemi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, u shpallën të hënën nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit më partit politike.

Pas vendimit me të cilin u caktua data e mbajtjes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për këtë proces, derisa në mbledhjen e fundit ka miratuar planin operacional, ku konkretizohen afatet për aktivitetet kryesore.

Nga kjo e marte, nis edhe afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që synojnë pjesëmarrjen në këto zgjedhje, afat që përfundon më 21 nëntor.

 

 





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika