“Shqiptarët nuk guxojnë të mbesin pa zë në Kuvendin e Serbisë” – “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të dielën dhe ku e ka njoftuar për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 17 dhjetor. “Shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet e nuk guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi e pa përfaqësim […]
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të dielën dhe ku e ka njoftuar për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 17 dhjetor.
“Shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet e nuk guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi e pa përfaqësim të zëshëm”, ka shkruar ai.
Më tutje, Kamberi ka thënë se e kanë njoftuar Kurtin për rëndësinë e vazhdimit të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament.
“Sot, bashkë me partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, në Prishtinë takuam kryeministrin Kurti të cilin e njoftuam për ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit”, ka njoftuar ai.
Sipas deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë është me rëndësi që në zgjedhjet e 17 dhjetorit të vazhdohet përfaqësimi i drejtë e i denjë në Parlamentin e shtetit serb.
“Duhet që shqiptarët e Luginës, me votë, të sigurojnë përfaqësimin parlamentar dhe të vazhdojnë betejën politike për drejtësi e barazi”, ka përfunduar shkrimin e tij Kamberi në rrjetin social Facebook.















