Shqiptarët “sfidojnë” stinët, plazh në Shëngjin edhe në nëntor

Në plazhin e Shëngjinit, pamjet janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat tejet të larta dhe moti i kthjellët kanë bërë që shumë qytetarë të përfitojnë nga fundjava për të kaluar disa orë pranë detit.

Disa prej tyre nuk kanë hezituar të hyjnë në ujë, ndërsa të tjerë po shijojnë rrezet e diellit. Vizitorët thonë se është jo fort e zakonshme që në nëntor të gëzosh mot kaq të ngrohtë, por theksojnë se kjo është një mundësi e mirë për t’u shkëputur pak nga rutina.

Sipas tyre, Shëngjini po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar edhe jashtë sezonit veror.

Por, nuk përbën çudi që qytetarët kanë zgjedhur një të diel pranë detit në Shëngjin, pasi ashtu siç u lajmërua, fundjava është me temperatura deri në 5 gradë mbi vlerat mesatare të muajit. Temperaturat arrijnë deri në 26°C, e ndryshe nga tetori, nëntori pritet të jetë një muaj i thatë./tvklan

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika