Shqiptarja nga Izraeli: Situatë e trishtë, ajo që po ndodhë këtu është kasaphanë e madhe

Shqiptarja që jeton në Izrael, Irena Steinova, ka potencuar se ajo çfarë po ndodhë në Izrael është një “kasaphanë e madhe”

Shqiptarja që jeton në Izrael, Irena Steinova, e ka përshkruar si të trishtë gjendjen aktuale në Izrael.

Në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”, Steinova ka theksuar se Izraeli është pro paqes por siç thotë ajo “nuk ka partner që të bëjë paqe”.

Ajo thotë se gjendet rreth 40 km larg nga vendi ku po zhvillohet lufta.

E rritur si një shqiptare në mesin e myslimanëve, Steinova teksa e cilëson situatën të dhimbshme thotë se nuk arrin të kuptojë se si mund të bëhet një gjakderdhje e tillë.

Po ashtu, ajo ka potencuar se ajo çfarë po ndodhë në Izrael është një “kasaphanë e madhe”.

Ndodhem 40 km larg zonës ku po bëhet lufta. Gjuhen raketa edhe te ne, gjendja është shumë e trishtuar, e dhimbshme dhe si shqiptare e rritur në mes të myslimanëve nuk arrij ta kuptoj se si mund ta bëjnë një gjakderdhje të tillë, një kasaphanë kaq të madhe, të gjuajnë me raketa në xhamia. Është e trishtueshme edhe për palestinezët por fati i tyre i keq është se kanë një udhëheqje të gabuar, terroriste që ata janë të etur për gjak dhe nuk e qajnë kokën për popullin e tyre”, u shpreh ajo.

Izraeli pohon se Hamasi është një organizatë e dhunshme terroriste, ndërsa Hamasi thotë se ata përfaqësojnë një popull shtypës që është viktimizuar nga shteti hebre.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika