Maqedonia e Veriut/ Shqiptohen 198 gjoba për këmbësorët

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë te qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrollit të intensifikuar të trafikut të premtën në Maqedoninë e Veriut, 198 këmbësorë janë sanksionuar për kundërvajtje rrugore. 149 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, ndërsa 18 të tjerë për kalim në semafor të kuq.

Ministria e Brendshme në Maqedonin e Veriut ka njoftuar se gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 135 shkelje të tjera.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor”, ka thënë në njftim Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Verit.

“Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të sanksionohet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, ka shtuar Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika