Shqiptohen rreth 800 gjoba ndaj kompanive për shkeljen e të drejtave të punëtorëve

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës (IQP) Hekuran Nikçi, ka bërë të ditur se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë shqiptuar 787 gjoba për subjektet juridike që kanë shkelur të drejtat e punëtoreve

Ilustrim

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës (IQP) Hekuran Nikçi, ka bërë të ditur se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë shqiptuar 787 gjoba për subjektet juridike që kanë shkelur të drejtat e punëtoreve.

Ai ka thënë se në këtë periudhë janë inspektuar 5,960 subjekte juridike. Sipas tij, gjobat më të mëdha të shqiptuara janë në lidhje më marrëdhënien e punës, ndërkaq sa i përket sektorëve, më së shumti gjoba ka në sektorët e ndërtimtarisë, gastronomisë dhe të prodhimit.

“Për janar-qershor të këtij viti 2024, IQP-ja ka inspektuar 5, 960 subjekte juridike që i bie 2,285 më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përgjatë kësaj periudhe Inspektorati Qendror i Punës ka shqiptuar 787 masa ndëshkimore apo gjoba apo që i bie 385 gjoba më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2023. Marrëdhënia e punës është ajo për të cilën Inspektorati i Punës shqipton gjoba më së shumti, do të thotë që buron nga ligji i punës”, ka thënë Nikçi për Ekonomia Online.

Kurse, sa i përket shkeljeve që janë gjetur, Nikçi, ka thënë se kanë të bëjnë me shkëputje të njëanshme të kontratës, moskompensim i orëve jashtë orarit, moskompensim i pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore dhe moskompensim i orëve gjatë festave zyrtare.

“Shkeljet janë: shkëputje e njëanshme e kontratës, moskompensim i orëve jashtë orarit moskompensim i pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore, dhe moskompensim i orëve gjatë festave zyrtare. Në rritjen e numrit të inspektimeve që i bie që edhe ne si Inspektorat Qendror i Punës, kemi ngritur kapacitetin, kemi rritur prezencën d.m.th kemi trefishuar prezencën tonë në teren, kemi dyfishuar numrin e inspektorëve. Ne gjithashtu, kemi arritur të identifikojmë edhe shkelje më shumë se vitin e kaluar”, ka thënë Nikçi.

Megjithatë, pavarësisht shkeljeve, Nikçi, ka thënë se për periudhën gjashtë mujore nuk ka asnjë rast të vdekjes në vendin e punës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika