I akuzuari Bardhyl Zeqiri është shpallur fajtor për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ai është dënuar me 20 vjet burgim, përfshirë edhe kohën e paraburgimit dhe njëherësh, edhe gjobën 800 euro, mëson Portali Dukagjni.

Ai akuzohet për vrasje, ku sipas Prokurorisë së Gjilanit, më 24 qershor të vitit të kaluar, në Gjilan, saktësisht në kafiterinë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën Ismajl Cani, për motive të ulëta.

Sipas akuzës, i akuzuari i ka shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë “prerëse – shpuese”, “shkuese” (apo qorre), një “plagë prerëse – shpuese – shkuese” në anën e majtë të regjionit ijor.

Si shkak i plagëve të marra viktima nuk ka mundur të mbijetojë dhe rrugës për në spital ka vdekur.