Një qytetar është shoqëruar në Polici pasi ka shqyer fletëvotimin gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme që po mbahen këtë të diel.
Incidenti ka ndodhur në qendrën e votimit në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, njofton Dukagjini.
Pas kësaj ngjarjeje, i njëjti është shoqëruar për në stacionin policor.