Shqyrtimi i projektligjit për zyrtarët publikë do bëhet me shmangie të afateve procedurale, opozita kundër
Me kërkesë të partisë në pushtet, shqyrtimi i projektligjit për zyrtarët publik do të bëhet me shmangie nga afatet procedurale të parapara sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës. Këtë mocion e votuan 64 deputetë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. E kundër këtij propozimi ka dalë opozita. Armend Zemaj, nga LDK ka thënë se nuk […]





Me kërkesë të partisë në pushtet, shqyrtimi i projektligjit për zyrtarët publik do të bëhet me shmangie nga afatet procedurale të parapara sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës.
Këtë mocion e votuan 64 deputetë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
E kundër këtij propozimi ka dalë opozita.
Armend Zemaj, nga LDK ka thënë se nuk ka asnjë arsye që Kuvendi të ngutet në lidhje me këtë projektligj.
“Kjo nuk e di sesi shpjegohet, është komplet në kundërshtim me nenin 76, nuk e dimë pse është kjo nguti, nuk e dimë pse kërkohet kur javën e kaluar ka kaluar në procedure të rregullt”, ka thënë ai.
Kundër doli edhe Bekim Haxhiu, i PDK-së, i cili tha se nuk duhet të keqpërdoren numrat e Kuvendit.
“Këkresën e kam për juve, ju jeni jo vetëm udhëheqës i seancës por e keni edhe detyre kushtetuese me rujt. Mos lejoni që të keqpërdoren numrat për të sjellë në kuvend shqyrtime të jashtëzakonshme”, tha ai.




















