Shri Lankë: Forcat e sigurisë shkatërrojnë kampin e protestuesve

Të premten në mëngjes, forcat e sigurisë hynë në kampin e protestës duke u marrur ndërtesën demonstruesve, ndërtesë e cila nga ana e tyre, ishe zotuar të kthehet

Forcat e sigurisë

Forcat e sigurisë në Sri Lanka kanë bastisur kampin kryesor të protestës antiqeveritare në kryeqytet duke arrestuar protestues dhe duke shkatërruar tendat.

Mëngjesin e së premtes, qindra trupa dhe komando të policisë vendore kanë larguar protestuesit që ndodheshin përpara zyrave presidenciale në Colombo, transmeton “BBC“.

Raportohet që një gazetar i BBC-së është rrahur nga ushtria dhe njëherësh, një ushtar i rrëmbeu telefonin dhe i fshiu videot.

Nëntë persona, në mesin e të cilëve ndodhen dy të plagosur, janë arrestuar nga policia.

Policia e ka përshkruar incidentin si një “operacion special për të rikthyer kontrollin e sekretariatit presidencial”.

Kur u pyet për sulmin ndaj gazetarit të BBC, një zëdhënës i policisë ka thënë se nuk ishte në dijeni të incidentit.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur pasi Ranil Wickremesinghe u betua si president të enjten, veprim i ardhur pas largimit të ish-presidentit, Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi javën e kaluar.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri, Wickremesinghe është zotuar për veprime të ashpra kundër demonstruesve.

Shri Lankë, sulmohet një gazetar i BBC-së nga forcat e sigurisë

Dinesh Gunawardena, një politikan i lartë i konsideruar si një besnik i Rajapaksës për një kohë të gjatë, bëri betimin si kryeministër i ri, duke hyrë në këpucët e mëparshme të Wickremesinghe.

Tash e sa muaj, Sri Lanka është përballur me një krize ekonomike dhe për këtë, shumë fajësojnë ish-qeverinë për keqpërdorimin e financave të vendit.

Protestat kishin mbetur paqësore pasi Wickremesinghe ishte betuar në detyrë të enjten.

Pavarësisht mosbesimit të thellë, shumë demonstrues kishin thënë se do t’i jepnin atij një shans për ta nxjerrë vendin nga kriza e tij ekonomike.

Në fjalët pas inaugurimit të tij, ai tha se çdo përpjekje për të rrëzuar qeverinë ose për të pushtuar ndërtesat qeveritare nuk ishte “nuk ishte demokraci, është kundër ligjit”.

Të premten në mëngjes, forcat e sigurisë hynë në kampin e protestës dhe ia morën ndërtesën demonstruesve, të cilët më parë ishin zotuar të kthenin ndërtesën.

Bastisja u zhvillua në orët e para të së premtes, rreth orës 01:00 me orën lokale (19:30 GMT, të enjten).

Forcat e sigurisë më vonë mbyllën plotësisht një pjesë të rrugës që të çon në vend.

Tensionet midis dy grupeve vazhduan të ziejnë pasdite ndërsa rreth njëqind protestues u ndalën kundër forcave të sigurisë të rreshtuara në rreshta pranë zyrave presidenciale.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika