Shri Lankë / Shpallet gjendja e jashtëzakonshme, protestat tronditin ishullin

Shri Lanka është duke përjetuar krizën më të thellë ekonomike, ndërsa presidenti i vendit po përballet me protesta prej disa muajsh me kërkesën për dorëheqje, por protestuesve ai po i përgjigjet me masa të jashtëzakonshme dhe me dhunë policore

Pjesëtarët e policisë së Shri Lankës përballë studentëve protestues të cilët kërkojnë dorëheqjen e presidentit Gotabaya Rajapaksa pranë parlamentit në Colombo, Shri Lankë, katër maj 2022.

Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, të premten mbrëma ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas protestave dhe grevës së përgjithshme ku u mbyllën shkollat, bizneset dhe shërbimet e transportit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të lejojë arrestimin e protestuesve që bllokojnë rrugët. Masa duhet të miratohet nga parlamenti i Shri Lankës brenda 14 ditëve.

Policia e Shri Lankës ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë qindra protestues të enjten e pesë majit pranë rezidencës private të presidentit të vendit, pasi që ata kërkonin dorëheqjen e tij, pas krizës më të keqe ekonomike që po kalon vendi. (AP Photo/Eranga Jayawardena)

Vendi është tronditur nga trazira civile që nga marsi, me protesta që nganjëherë kthehen në të dhunshme ndërsa zemërimi rritet për keqpërdorimin e dukshëm të krizës ekonomike të vendit nga ana e qeverisë.

Të premten e gjashtë majit, policia kishte hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve pranë parlamentit të vendit në kryeqytetin kombëtar të Colombo-s.

Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend nuk është pritur mirë nga opzita.

Udhëheqësi i opozitës, Sajith Premadasa ka deklaruar se masa “bie ndesh me kërkimin e ndonjë zgjidhjeje për krizën”.

Presidenti Rajapaksa më parë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 1 prill, por e ktheu atë pas pesë ditësh.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Rajapaksa-s, të frustruar nga rritja e çmimeve të ushqimit, karburantit dhe nevojave të tjera pasi qeverisë i mbarojnë paratë.

Ndërsa shumë qytetarë janë detyruar të kalojnë orë të tëra në vapën e zjarrtë për të mbushur rezervuarët e tyre në pikat e karburantit ose për të marrë furnizime me ushqime dhe ilaçe.

Qytetarët e Shri Lankës e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në radhë për ushqim, karburant, gaz e barna, ndërsa kriza ekonomike e vendit përkeqësohet.

Këtë javë, ministri i financave të Shri Lankës, Ali Sabry, pranoi se rezervat financiare të vendit janë thuajse bosh, kurse qeveria i ka bërë thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar për financim emergjent, përcjell CNN.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika