SHSKUK: Dëmtohet vetura e U.D të drejtorit të QKUK-së
Një incident është shënuar sot në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pak para fillimit të mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës […]
Një incident është shënuar sot në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pak para fillimit të mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Sipas njoftimit zyrtar të ShSKUK-së, vetura ishte e parkuar në parkingun e administratës kur ndodhi dëmtimi, ndërsa për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë ka nisur procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat.
Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.
Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së. Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse.”, thuhet në njoftim.
Nga Policia e Kosovës thanë për Portalin Dukagjini se në orën 10:00 pranuan informacionet ldhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë, që ishte në parkingun e QKUK-së.
“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari nuk ka pranuar të flas lidhur me ngjarjen para mediave.
“Nuk kam kurrëfarë obligimi ndaj askujt kam ardhë në punë si çdo ditë. Për çdo gjë referojuni komunikatës, sepse çdo gjë që them mos po i prishi hetimet”- tha ai para mediave















