ShSKUK: Gjatë vitit 2022 janë realizuar 1 mijë e 202 ndërhyrje kirurgjike në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se në vitin 2022, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar 1 mijë e 202 e ndërhyrje kirurgjike

ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se gjatë vitit 2022, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë realizuar 1 mijë e 202 e ndërhyrje kirurgjike, sipas raportit vjetor të punës.

“Prej tyre, janë kryer 316 vena varikoze, 102 urëzime (bypass) në ekstremitete, 44 intervenime në arteriet e qafës (karotide), 21 zgjerime të aortës abdominale (aneurizma) dhe 251 fistula arterio-venoze”, njofton ShSKUK-ja.

Tutje në njoftim thuhet se për 12 muaj, janë kryer edhe 468 operacione të llojeve tjera si: intervenime për shkak të lëndimeve të enëve të gjakut, ekscizione të tumoreve dhe malformacioneve vaskulare, vendosje të porteve për kimioterapi, operacione në gjëndrën tiroide dhe operacione për shpute diabetike.

“Në Ambulancën Specialistike të Kirurgjisë Vaskulare janë bërë 8 mijë e 164 vizita, derisa në klinikë kanë qenë të shtrirë 1 mijë e 405 pacientë për trajtim”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Mes tjerash njoftohet se “Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka arritur të zvogëlojë listën e pritjes të operacioneve për vena varikoze dhe ka bërë plane për ngritjen e kapaciteteve për kirurgji endovaskulare”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika